
Stefano Pioli ka reaguar pas fitores së sotme 1-0 të Milan kundër Tottenham. Për Mediaset Pioli ka pranuar se ishte një ndeshje e vështirë e luftuar deri në fund.
- Çfarë të pëlqeu më shumë?
Një trajner është gjithmonë i lumtur kur ai shikon punën në fushë. Sonte arritën shumë. Ndoshta mund të evitonim disa pasime të gabuara.
- Keni ndonjë peng që rezultati mund të thellohej?
Po, për ata dy gola... De Ketelaere dhe Thiaw. Por gara ishte e luftuar, ata na vunë në vështirësi, por kishte shumë anën pozitive. Ishte vetëm ndeshja e parë dhe e dyta do të jetë edhe më e vështirë.
- Pse nuk ishte Tomori?
Kishte ende probleme këtë mëngjes dhe nuk donim të rrezikonim.
- Çfarë mund të përmirësohet ende? Performanca do të na jap moral, por duhet të jemi të përqëndruar, dinamik dhe të gatshëm. Kemi një muaj të vështirë, por ne po përpiqemi t’i tejkalojmë të gjitha.
Poll