Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fitorja me TËRBUNIN, trajneri i PARTIZANIT i çliruar: E kisha për herë të parë

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja me TËRBUNIN, trajneri i PARTIZANIT i çliruar: E kisha

Trajneri i Partizanit Skënder Gega ka folur për mediat pas ndeshjes së fituar 0-1 ndaj Tërbunit në Kupë. Tekniku i të kuqve e ka cilësuar si një objektiv të arritur këtë fitore, duke qenë se ishte ndeshja e parë për të si trajner në Kupën e Shqipërisë. Megjithatë ai ka mbetur i zhgënjyer nga prezenca e tifozëve, pasi priste më shumë njerëz në shkallët e stadiumit të Pukës.

"Ishte hera e parë që unë si trajner, marr pjesë në një kompeticion të tillë, siç është Kupa e Shqipërisë ndaj Tërbunit . E kishim vlerësuar këtë përballje, erdhëm me qëllim të fitonim dhe arritëm objektivin. Provova lojtarë të rinj të afruar nga skuadra U 19 pasi një pjesë e ekipit po përgatitet në Tiranë për ndeshjen me Laçin. Nuk e kisha nënvlerësuar Tërbunin humbëm shumë raste dhe shpenzuam shumë. E komplimentoj edhe kundërshtarin për shpirtin luftarak dhe sjelljen që treguan në fushë.

Prisja më shumë tifozë, pasi si në Pukë ashtu dhe në shumë vende të Shqipërisë Partizani ka tifozë, gjithsesi ndeshja u zhvillua në një ambjent mjaft të mirë.

Tërbuni ka luajtur dy herë me ekipin tonë të dytë dhe e njihja pak a shumë. Është një ekip që luan futboll me shpirt dhe treguan se aty ku janë mund të bëjnë më mirë. Është një ekip i ri i ndërthurur me lojtarë me eksperiencë. Ne erdhëm të fitonim për të lehtësuar vendin e dytë dhe u kënaqëm. Qëllimi tjetër i yni ishte që të shihnim lojtarë të rinj që nuk kanë pasur minutazh deri më tani", ka deklaruar trajneri Skënder Gega.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga