“Fitore e madhe, ju e meritonit një dhuratë të tillë”, emocionon Jasir Asani: Berlin, na prit! Bashkë për Gjermani
Shkruar nga NEWSPORT
Jasir Asani di si t’i bëjë për vete të gjithë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare del në krah, futet në qendër dhe lëshon të majtën e tij vrasëse e cila duket se ndalet gjithmonë në rrjetë. 3 supergola nga ai deri tani, të 3 me të njëjtin mënyrë saqë të kujton ish-futbollistin e Bayern Munchen, Arjen Robben.
Supergolat e tij kanë ndihmuar që Shqipëria të jetë sot e para në grup dhe vetëm çështje kohe për të siguruar matematikisht kualifikimin. Pas ndeshjes, ai ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram ku shkruan disa fjalë zemre për tifozët shqiptarë.
-POSTIMI-
“Guess who is back... Berlin, na prit! Fitore e madhe! Fitore e merituar! Ju e meritonit një dhuratë të tillë. Na mbështetët në çdo transfertë e në çdo ndeshje! Bashkë, do të ikim në Gjermani! Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe motivimin që na keni dhënë. Për Shqipërinë Jeto, Lufto, Fito”, shkruan Asani.