Fitoi gjithçka me Chelsea-n, mbrojtësi legjendar “var këpucët në gozhdë”
Shkruar nga NEWSPORT
Gary Cahill ka marrë vendimin të cilin çdo futbollist dëshiron ta shtyjë sa më shumë të jetë e mundur. Mbrojtësi i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi të Chelsea fitoi gjithçka me fanellën e Bluve, 2 Premier League, 1 Champions League, 2 Europa League, 2 FA Cup dhe 1 League Cup. Mbrojtësi në një intervistë për Sky Sports komunikoi vendimin për tërheqjen nga futbolli.
“Sigurisht, ka qenë një vendim i vështirë në shumë aspekte por mendoj se udhëtimit do t’i vinte fundi një ditë. Pata ndjenjën se tani është momenti i duhur. Kisha opsione për të qendruar në Premier League apo në Championship, më bëhet qejfi por në këtë moment, fëmijët janë të vendosur në shkollë dhe do të duhej të lëviznim sërish.”