
Caykur Rizespor është klubi i fundit që ka shprehur interesim për Ernest Muçin. është në dorën e Legias për të diskutuar të ardhmen me talentin shqiptar, pasi i ka mbetur dhe 1 vit e gjysmë kontratë. Por kush është klubi turk?
Për shqiptarët, Rizespor nuk është i panjohur. Për këtë duhet të kthehemi shumë vite përpara dhe kujtojmë Klodian Duron. Lojtarë të tjerë shqiptar firmosën më pas për klubin turk.
Vlen të përmendim Hair Zeqirin dhe së fundmi Enriko Papën. Papa firmosi verën e vitit 2022, për të qëndruar 1 sezon.
Rizespor është rikthyer në elitën e futbollit turk. Këtë sezon kanë bërë mjaft mirë pasi mbajnë vendin e 7. Pretendimet për të firmosur me Muçin, tregojnë dhe investimet për këtë sezon.