Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

LAJMI I FUNDIT/ Napoli 'rrëzohet' në Firence, Simeone i 'dhuron' Juventusit titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Napoli 'rrëzohet' në Firence, Simeone i

Duket se ajo fitore e Juventusit në minutat e fundit mbrëmë kundër Interit me shifrat 2-3 në 'San Siro' i ka 'këputur këmbët' ekipit të Napolit. Të kaltërit u mposhtën në momentin më kulminant të sezonit në Serie A duke humbur me rezultatin 2-0 përballë Fiorentines në transfertën e Firences.

Një humbje që e çon në katër pikë diferencën me Juven dhe tashmë titulli kampion ngelet vetëm një ëndërr për ekipin e Sarrit. Ai që ishte një hero javën e kaluar në Torino përballë Juves do shndërrohej në një protagonist për keq për Napolin sot. Koulibaly do ndëshkohej me të kuq që në minutën e 8-të të takimit, gjë që do e bënte më të lehtë rrugën e fitores së vjollcëve.

Ai që vendosi gjithçka me tre golëshin e tij ishte Giovanni Simeone. 'Cholito' shënoi në minutat 34 , 62 dhe 94 dhe ndoshta Juventus duhet ti japë një falenderim djaloshit argjentinas për titullin kampion që duket se tashmë ka marrë rrugën për në Torino për të 7-tin vit rradhazi.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga