Zllatko Daliç është njeriu i arritjeve të mëdha për Kroacinë, por pas vendit të dytë në Europian dhe të tretit në Botëror, të dielën ndoshta mund të vijë edhe trofeu i parë ndërkombëtar për përfaqësuesen ballkanase.
Kroacia do të luajë të dielën kundër Spanjës, një finale mjaft e rëndësishme për të dy skuadrat. Para kësaj sfide ka folur Zllatko Daliç. Njeriu i suksesit të jashtëzakonshëm për Kroacinë ka shprehur bindjen se skuadra e tij do të fitojë.
Ai ka besim te aftësitë e Luka Modriç të cilin e ka cilësuar si një “dinozaur”. Në fjalën e tij për gazetarët, trajneri i Kroacisë ka thënë:
“Po, besoj të dielën mund të fitojmë, sepse jam i bindur kur them se kjo është kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave që Kroacia ka pasur ndonjëherë. Pse? Sepse ka një dinozaur si Modriç, që të habit se ku e gjen forcën, pastaj klasi i tij s’ka nevojë për komente.
Por mbi të gjitha, sivjet kemi edhe një si Petkoviç, për të cilin nuk e ekzagjeroj kur them se është një futbollist i denjë për Realin e Madridit apo Barcelonën. Por ajo që më habit më shumë është se pavarësisht se kemi ndryshuar mjaft lojtarë nga Botërori,
Na janë dashur vetëm 8 seanca stërvitore për të kuptuar menjëherë mekanizmat dhe për këtë arsye them se Kroacia mund ta fitojë dhe ndoshta për atë që ka treguar së fundmi meriton trofeun e Ligës së Kombeve”, ka përfunduar ai.