Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Finalja e Kupës synimi kryesor”, Edlir Tetova para Lushnjës: Do luajmë me më të mirët

Shkruar nga NEWSPORT
“Finalja e Kupës synimi kryesor”, Edlir Tetova para

Egnatia përballet me Lushnjën, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Një sfidë që do vendosë me 1 takim nesër prej orës 13:00, kush do jetë një prej 8 skuadrave çerekfinaliste.

Edlir Tetova, trajneri i rrogozhinasve, është prononcuar në prag të këtij takimi. Kujtojmë se është trajneri që fitoi sezonin e kaluar Kupën e Shqipërisë, ndërsa drejtonte Egnatian kundër Tiranës.

Fjala e Edlir Tetovës:

“Luajmë ndaj Lushnjës ekip që ka traditë ne futbollin tonë, por synimi i vetëm është kalimi i turit.

Finalja e Kupës është synimi kryesor për klubin tonë. Do hedhim në fushë lojtarët më në formë me ndonjë ndryshim të vogël. Mendoj që kemi bërë një merkato të frutshme si në hyrje dhe në dalje. Mendoj që ekipi është kompletuar. Nuk është çështje preferencash, detyra ime është që përveç karakteristikave që kanë lojtarët që vijnë të rrisim nivelin e tyre më tepër për të bërë më të mirën në fushë”, u shpreh Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga