Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Finalja e Conference League, trajneri i West Ham: Kundërshtar i komplikua, mezi pres të luaj këtë finale

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja e Conference League, trajneri i West Ham: Kundërshtar i komplikua,

Fiorentina dhe West Ham do të përballen ditën e sotme në finalen e Conference League. Një sfidë që do të luhet në “Fortuna Arena” të Pragës dhe do të startojë në orën 21:00.

Një ndeshje mjaft interesante dhe për trajnerin e anglezve, David Moyes, i cili ka theksuar se Fiorentina është një skuadër e komplikuar.

“Fiorentina më bën shumë përshtypje. Ata janë një kundërshtar i komplikuar dhe është gjithmonë e vështirë të përballesh me skuadrat italiane. Ne i respektojmë shumë. Unë nuk e shoh veten ndryshe nga askush tjetër në këtë dhomë. Jam i privilegjuar sepse kam kaq vite që stërvitem dhe tani mund të luaj në një finale dhe mezi pres ta luaj. Unë kurrë nuk e shoh veten si legjendë në këto kushte, më pëlqen të njihem si trajner, një njeri serioz që jep gjithmonë maksimumin dhe gjithmonë përpiqet t’i bëj skuadrat  konkurruese”, ka përfunduar timonieri i “Çekiçëve”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga