Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Finalja e Champions League, legjenda Schweinsteiger bën parashikimin: Manchester City - Milan

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja e Champions League, legjenda Schweinsteiger bën parashikimin:
Në pritje të ndeshjes së madhe të kthimit të nesërme mes Napolit dhe Milanit, janë të shumtë protagonistët e botës së futbollit që thonë se si do të përfundojë Champions League. Mes tyre është edhe Bastian Schweinsteiger, ish-mesfushori gjerman që fitoi këtë trofe në sezonin 2012-2013 me Bayern Munich. Duke iu përgjigjur një tifozi që e pyeti për finalen, Schweinsteiger ishte mjaft i qartë në profilin e tij në Twitter : "Manchester City-Milan". Një parashikim që nuk është çudi të dalë i vërtetë teksa si anglezët edhe kuqezinjtë kanë fituar ndeshjet e tyre të para. Mirëpo, nëse kalojnë në gjysmëfinale do të përballen me kundërshtarë të mundshëm shumë të vështirë. Real Madrid dhe Inter kanë fituar ndeshjet e tyre me rezultatin 2-0 dhe nëse nukj ka surpriza, do të jenë ata 2 ekipet e tjera të kësaj faze.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga