Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Finalja "derbi", PARTIZANI "thyen" sërish TIRANËN dhe hedh një hap drejt titullit

Shkruar nga NEWSPORT

Skuadra e voljebollit të femrave të Partizanit fitoi dhe finalen e dytë të kampionatit shqiptar të volejbollit ndaj Tiranës. Ekipi kryeqytetas mposhti me sete 3-1 ndaj Tiranës në Pallatin e Sportit  "Asllan Rusi" duke iu afruar gjithmonë e më shumë titullit kampion.

Vajzat bardheblu fituan setin e parë 25-27, por Partizani përmbysi ndeshjen duke fituar dy setet e tjera me shifrat 26-24, 25-15. Në setin e katërt, të kuqet siguruan fitoren e dytë radhazi me rezultatin 26-24.

Partizani duhet të fitojë dhe finalen e tretë për t'u shpallur zyrtarisht kampion i Shqipërisë në volejbollin për femra.

"Partizani ka fituar sot ne mbremje 3-1 ndaj Tiranes ne finalen e dyte te play off-it ne volejboll per femra, ndeshje e luajtur ne "Asllan Rusi". Nje ndeshje mjaft e forte, me rivalitet dhe emocione, e denje per nje finale mes dy skuadrave me te mira ne vend. Fale ketij suksesi, skuadra e Partizanit udheheq 2-0 me ndeshje ndaj Tiranës.

Partizani - Tirana, 3-1 (25-27, 26-24, 25-15, 26-24)".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga