Pas ardhjes së Roberto Gagliardinit në skuadrën e Inter, merkato e blerjes së lojtarëve thuajse është e mbyllur.
Por kur duhen edhe dy javë nga përfundimi i merkatos së dimrit, ekipi zikaltër nuk pranon më oferta për Banega (nga Kina) dhe Kondogbia ( nga Premier League). Drejtori sportiv Ausilio është duke punuar fort për shitjen e disa lojtarëve të cilët nuk shihen si pjesë e projektit të ri në ndërtimin e një ekipi pretendent.
Gnoukouri i ka thene jo ekipit të Crotones dhe tani po mendon për një transferim jashtë Italisë. Miangue është një hap larg Cagliarit dhe mungon vetëm ‘ok’ nga Sunning për huazimin me të drejtë blerje dhe riblerjeje nga ana e Interit. Biabiany është gjithmonë në shenjestrën e Jiangsu Sunning, por reforma në futbollin kinez komplikon operacionin.
Kapitulli Ranocchia mund të quhet pothuajse i mbyllur edhe pse mbrojtësit italian nuk i pelqen Hull City, ai ndoshta mund të kalojë në skuadrën e West Ham e cila intrigon më shumë sipas tij. Kujdes ka treguar edhe Tottenham, të cilët duke pare që u dëmtua Vertonghen, mund të hidhen në sulm të Ranocchias.Nëse Sassuolo vendos më në fund ta shesë Acerbin, mund të marrë shërbimet e Andreas nga Interi. Ai kërkohet me ngulm edhe nga Bologna.
![]()
Ish kapiteni Andrea Ranocchia dhe Kapiteni Mauro Icardi