Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Benevento e fiksuar pas shqiptarëve, pas Gjimshitit kërkon edhe Rey Manajn

Shkruar nga NEWSPORT
Benevento e fiksuar pas shqiptarëve, pas Gjimshitit kërkon edhe Rey

Skuadra e sapongjitur në Serinë A duket se është fiksuar pas futbollistëve shqiptarë.

Pasi ka siguruar shërbimet e Berat Gjimshitit dhe është pranë transferimit të Ledian Memushajt, Benevento kërkon edhe Rey Manajn.

Sulmuesi me origjinë nga Lushnja është ende pa skuadër dhe Benevento do të jetë mundësia e tij për t'u rikthyer në skenën e madhe, sërish.

Mediat italiane raportojnë se skuadra që sapo është ngjitur në Serinë A ka nisur kontaktet me Manajn dhe shumë shpejt mund të arrihet në një marrëveshje mes tyre.

 

Poll

Lexo gjithashtu