Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E bujshme/ Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë FIFPro, thirrje lojtarëve: Mos shkoni në klubet serbe

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme/ Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve

Sot, Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve FIFPro në një lajmërim të publikuar, paralajmëron të gjithë futbollistët të shmangin kalimin tek skuadrat serbe. Arsyeja e këtij njoftimi vjen për faktin, se nuk respektohen rregullat dhe të drejtat e lojtarëve,

Kjo thirrje për bojkotim, vjen pas shumë probleme që janë hasur në kampionatin serb kohë e fundit, ku ka pasur shumë ngatërresa me kontratat e lojtarëve.

Lajmin e ka publikuar agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug”,  e cila shkruan: Kujdes, transferimi në ekipet serbe, i rrezikshëm. Arsyeja? Atje nuk respektohen rregullat dhe të drejtat e lojtarëve".

Ky konkluzion ka dalë pas kërkimeve që janë bërë, ku rezulton, se 68 për qind e futbollistëve në Serbi nuk janë paguar me kohë. Po ashtu, 89 për qind e tyre kanë qenë të detyruar për transferimin, thuhet në njoftimin e bërë nga FIFPro.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga