Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FIFA i bëri “bllok”, Putin planifikon ligë të re futbolli në territoret e pushtuara nga Rusia

Shkruar nga NEWSPORT
FIFA i bëri “bllok”, Putin planifikon ligë të re

Prej 24 shkurtit të këtij viti, Rusia nisi agresionin ushtarak në Ukrainë, duke bërë që UEFA dhe FIFA të përjashtojnë skuadrat dhe klubet ruse nga çdo aktivitet ndërkombëtar.

Gazeta “Blick” në Zvicër bën me dije se Ministria e Sportit në Rusi po planifikon të organizojë një ligë futbolli të ndarë nga sistemi rus. Në këtë ligë do përfshiehn klubet e futbollit nga territoret e pushtuara nga Rusia në Gjeorgji dhe Ukrainë.

E ashtëquajtur “Liga e Republikave Mike”, në të është planifikuar të marrin pjesë ekipe nga territoret gjeorgjiane Osetia e Jugut dhe Abkhazia si dhe ato ukrainase nga Luhansku, Donetsku, Krimeja, Khersoni e Zaporozhie, ka bërë të ditur zv.ministri i Sportit në Rusi, Odes Bejsultanow.

Sipas tij, kampionati është menduar të mbahet brenda vitit 2023, të fillojë në mars dhe të përfundojë në nëntor.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga