FIFA dhe UEFA pezulluan Rusinë nga garat ndërkombëtare për shkak të pushtimit rus në Ukrainë. Në këtë mënyrë dy organet më të larta të futbollit morën snaksione ndaj kombëtares ruse duke e përjashtuar nga kometicionet ndërkombëtare.
Rusët nuk e pranuan diçka të tillë dhe e apeluan në CAS të Lozanës, ku “kryqëzonin gishtat” të merrnin një përgjigje pozitive.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë doli në një përfundim dhe mori një vendim zyrtar, duke e konsideruar të drejtë veprimin e UEFA-s dhe FIFA-s.
“Vendimi i marrë nga UEFA ishte i arsyeshëm, i përmasave të pranueshme dhe mundësisht i nevojshëm për të formalizuar evente ndërkombëtare të një futbolli të sigurt, të mbrojtur dhe të zhvilluar me rregull. Maxhoranca e Panelit vlerëson se vendimi nuk ka shkelur Statutet e UEFA-s dhe as dispozitat e detyrueshme të ligjeve zviceriane dhe nuk ishte përdorim i padrjetë i fuqisë drejtuese të UEFA-s. Ai është mes kompetencave që ka UEFA për të marrë vendime që promovojnë objektivat e saj statutorë”, shkruan CAS.