
Vllaznia për femra është shpallur kampione e Shqipërisë. Vajzat shkodrane kanë "shkërmoqur" 12-1 Kinostudion, duke siguruar për të shtatin vit titullin kampion. Ndeshja e zhvilluar këtë paradite në "Reshit Rusi" ka folur totalisht për vendaset që kanë kaluar në epërsi qysh në të 3 minutë. Pjesa e parë do të mbyllej 9-0, ndërsa në të dytën do të kishte vend edhe për katër gola.
Goli i nderit për mikeshat u shënua nga Xhenrahimi në të 85 minutë. Për vajzat kuqeblu pesë gola u shënuan nga Megi Doci. Vllaznia kështu siguron suksesin e radhës dhe pret të shtunën ndeshjen e fundit ndaj Tirana AS që do të zhvillohet në "Loro Boriçi".
Poll