Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Festë e jashtëzakonshme në Korçë, presidenti Duka: Urime Skënderbeu, rikthehet një skuadër historike në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Festë e jashtëzakonshme në Korçë, presidenti Duka:

Armand Duka ka uruar klubin e Skënderbeut për rikthimin në Superiore. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, përmes një postimi në kanalin e tij zyrtar përgëzon gjithë aktorët që dhanë kontributin e tyre në arritjen e këtij suksesi.

Gjithashtu uron presidentin Takaj dhe në fund e mbyll duke theksuar kontributin e korçarëve për rritjen e cilësisë dhe garës në futbollin shqiptar. Në facebook-un e vet, presidenti Duka shkruante:

“Urime KF Skënderbeu  për titullin në Kategorinë e Parë

Me mbylljen e sezonit në Kategorinë e Parë, pas një gare të luftuar deri në fund, mësuan dhe ekipin kampion për sezonin 2022-2023.

Dua t'i shpreh urimet më të mira të gjithë lojtarëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit, Presidentit Takaj si dhe tifozëve të mrekullueshëm të Skëndërbeut për rikthimin e kësaj skuadra historike të futbollit shqiptar në Abissnet Superiore.

Jam besimplotë se ashtu siç kanë bërë gjithmonë përgjatë historisë së tyre, skuadra bardhekuqe do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe garës në elitën e futbollit shqiptar”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga