
Sebastian Vettel ka arritur të sigurojë sërish pole position. Piloti gjerman i Ferrarit ia ka dalë të vendosë kohën më të mirë me 1'31"095, duke lënë pas shokun e skuadrës Kimi Raikkonen. Ashtu si javën e shkuar në Bahrein, edhe nesër do ta nisin nga vija e parë dy pilotët e "kokëkuqes".
Ndërsa në vendet 3 dhe 4 u renditen pilotët e makinës gjermane Mercedes. Bottas arriti të parakalonte në kohë Leëis Hamilton që është i detyruar ta nisë nesër nga vendi i katërt. Kujtojmë që garat nesër do të startojnë në orën 8 e 10 me orën tonë.
Poll