
Themeluesi i WTA (Shoqatës së Tenisit për Femra) Billie Jean King dhe Rafael Nadal drejtuan një valë mbështetjeje të enjten (23 prill) për sugjerimin e Roger Federer që tani është koha që organet drejtuese të shoqatave të tenisit të burrave dhe grave të bashkohen, në një situatë ku tenisi është pezulluar për shkak të pandemisë së Coronavirusit.
Federer, fituesi rekordmen i 19 titujve të Grand Slam për burra, tha se bashkimi i Shoqatës së Tenisit të Grave (ËTA) dhe Shoqatës së Burrave të Profesionistëve të Tenisit (ATP), ndoshta do të duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë.
Ideja e shkëlqyer e zviceranit, për një “trup më të fortë”, mori një përgjigje entuziaste nga King, Nadal dhe lojtarët kryesorë të grave si ish kampionët e Ëimbledon Simona Halep, Petra Kvitova dhe Garbine Muguruza, ndërsa australiani i diskutueshëm Nick Kyrgios shprehu rezerva.
"Vetëm pyes veten ... A jam unë i vetmi që mendoj se tani është koha që tenisi i burrave dhe grave të bashkohen dhe të bëhet “një trup i vetëm”?" propozoi Federer për 12.7 milion ndjekësit e tij në Twitter.
Trailblazer King, e cila kontribuoi në krijimin e ËTA (Shoqatën e Tenisit për Femra) në 1973, tha se një bashkim i tillë ka qenë prej kohësh vizioni i saj për tenisin.
"Jam dakord, dhe kam thënë kështu që nga fillimi i viteve 1970. Një zë, gra dhe burra së bashku. Le ta bëjmë të ndodhë," tha ajo në Tëitter
Nadal, i cili ka 19 tituj Grand Slam, shtoi: "Jam plotësisht dakord që do të ishte mirë të dilnit nga kjo krizë botërore me bashkimin e tenisit të burrave dhe grave në një organizatë të vetme."