
Në mjediset e Parkut Olimpik në Tiranë, ditën e djeshme, Federata Shqiptare e Volejbollit ka thirrur një takim me drejtues të klubeve dhe shoqatave sportive në kampionatin A1 për femra. Bashkëbisedimi ka patur si temë rritjen e nivelit në volejboll dhe për të arritur këtë është folur dhe riorganizimi dhe ristrukturimi i kampionatit.
Siç bëhet e ditur nga vetë FSHV-ja nga sezoni 2020-2021 kampionati i femrave do të ndryshojë format. Ndër të tjera është biseduar për rritjen e punës me ekipet e moshave, ku disa propozime konkrete do të diskutohen në takimin e radhës.
Poll