Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Federata greke merr vendimin ekstrem për presidentin 'gangster' të PAOK, ekipi nga Selaniku 'fundoset' në garën për kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Federata greke merr vendimin ekstrem për presidentin 'gangster'

Para pak javësh në ndeshjen mes PAOK dhe AEK në kampionatin grek ndodhi një ngjarje aq e rëndë sa shkoi deri në pezullimin e kampionatit helen të futbollit. Në këtë ndeshje në minuta e fundit të lojës për shkak të një goli të pezulluar të PAOK, presidenti i këtyre të fundit, Ivan Savidhis hyri në fushë për të kërcënuar gjyqtarët dhe ishte i armatosur me një pistoletë.

Një ngjarje që tronditi opinionin sportiv jo vetëm në Grerqi. Por federata greke ka marrë një vendim zyrtar për dënimin e presidentit të bardhezinjve. Ai tashmë është dënuar me 3 vite skualifikim nga futbolli në Greqi.  Po ashtu edhe ekipi i PAOK nuk shpëton pa u dënuar. Ata do humbasin ndeshjen 3-0 në tavolinë kundër AEK, mori tre pikë penalizim dhe dy të tjera që do t'i hiqen sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu edhe një gjobë prej 63 mijë eurosh dhe do t'i luajnë tre ndeshjet e radhës pa tifozë. Kjo është një goditje e rëndë për ekipin e PAOK që deri para pak javësh ishte pretendent për titullin kampion ndërsa tani është në ndjekje të AEK që ka marrë kryesimin e kampionatit.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga