Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë një postim në faqen zyrtare në facebook ku kujton turneun e vitit 2018-të.
Para 3 vitesh u zhvillua për herë të parë kampionati Europian për nën 19-vjeçarët për femra. Në kanalin zyrtar të Federatës Shqiptare të Volejbollit bëhej me dije:
"Dhjetëditëshi i parë i shtatorit të vitit 2018 solli për herë të parë në Shqipëri fazën finale të një turneu madhor të lojërave me dorë, teksa në Tiranë dhe Durrës u zhvillua Kampionati Evropian i Volejbollit për Nën-19-vjeçaret (U-19 - Femra).
11 skuadrat më të mira të kontinentit, së bashku me Shqipërinë si vend organizator, dhuruan spektakël në 38 ndeshjet e luajtura, duke kulmuar me finalen e paharrueshme Rusi-Itali 2-3 dhe duke nxjerrë në pah disa prej atyre që, në pak vite, do të konfirmoheshin edhe në parketin ndërkombëtar të të rriturave.
Ky Evropian i Nën-19-vjeçarëve e futi Shqipërinë hartën e volejbollit kontinental dhe besimi i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV) tek Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) u konfirmua këtë vit, teksa në vendin tonë u organizua me sukses dhe në respekt të plotë të protokollit shëndetsor për mbrojtjen nga "COVID-19" të fazës finale të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Nën-17-vjeçarët (U-17 - Meshkuj) në Tiranë".
