Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Federata e pakujdesshme, FSHF i "anullon" Skënderbeut fitoren me Kukësin (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu fitoi dje 0-1 me Kukësin. Sfida e Elbasan Arena vlente për javën e 26 të Superligës. Me një gol të Mensah në të 79, korçarët qëndrojnë mbi Apoloninë, duke lënë fierakët në vendin e fundit të klasifikimit.

Në faqen zyrtare në Federatës Shqiptare të Futbollit, në seksionin e ndeshjeve live, kjo sfidë rezulton si 0-0, paçka se në kronologjinë e sfidës është shënuar goli i Mensah.

Një pakujdesi e vogël e FSHF, që i ka "anulluar" padashje fitoren Skënderbeut. Korçarët presin Tiranën javën që vjen, me ndeshjen që luhet të shtunë në 13:00. Dueli vlen për objektiva të ndryshme, me skuadrat që kanë ditur të dhurojnë ndeshje me emocione mes tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga