
Vllaznia do të përballet me Partizanin për takimin e javës së 16-të të kampionatit. Pas fitores ndaj Kamzës, trajneri Ernest Gjoka duhet të bëjë mirë llogaritë pasi në ndeshjen e radhës do të ketë një Partizan të sforcuar për të arritur një rezultat pozitiv, duke u nisur nga humbja e thellë ditën e djeshme ndaj Luftëtarit.
Në dispozicion të Ernest Gjokës nuk do të jetë Hasani, i cili e ka mbyllur këtë vit kalendarik. Krymi ka marrë karton të kuq në ndeshjen e Kupës dhe është dënuar me dy ndeshje. Pjeshka, Atsina dhe Marku do të vrojtohen më mirë brenda kësaj jave për të përcaktuar nëse në fundjave do të jenë gadishmëri të trajnerit Gjoka apo do ta "braktisin" këtë të fundit edhe ndaj Partizanit.
Poll