
Vora e nisi aventurën në Kategorinë Superiore me një humbje përballë Partizanit në transfertë me shifrat 1-0. Por humbja më e madhe që “Blutë” pësuan të dielën në “Arenën e Demave” ishte dëmtmimi i Françesko Hasajt.
Mesfushori fantazist u largua në pjesën e dytë nga fusha e lojës me barelë pas një dëmtimi të rëndë. Ditën e sotme Vora ka zbuluar se 24-vjeçari ka këputur ligamentin e gjurit dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 6 muaj.
Njoftimi i Vorës:
Raporti mjekësor për Francesko Hasaj
Klubi njofton se pas ekzaminimeve të kryera nga stafi ynë mjekësor, është konfirmuar se lojtari Francesko Hasaj ka pësuar dëmtim (ACL).
Periudha e rikuperimit parashikohet të zgjasë rreth 6 muaj, gjatë së cilës lojtari do të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme rehabilituese nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit
Klubi i uron Franceskos rikuperim sa më të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në fushë.
View this post on Instagram