Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Deputet, biznesmen, president i Ankaragucu dhe fitues i “Fair-Play-t” në Turqi, njihuni me Faruk Koca-n që goditi arbitrin e FIFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
Deputet, biznesmen, president i Ankaragucu dhe fitues i

Në Turqi mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje që nuk i ka hije aspak futbollit. Faruk Koca, presidenti i Ankaragucu ka goditur me gusht arbitrin, Halil Umut Meler. Një skenë e dhunshme që ka bëjë bujë të madhe në të gjithë botën.

Presidenti i Ankaragucu ka sulmuar arbitrin e FIFA-s pas barazimit 1 me 1 ndaj Rizespor, teksa gjithçka nisi pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. Presidenti e goditi me grusht në fytyrë dhe arbitri ra menjëherë në tokë.

Por të gjithë tashmë pyesim se kush është Faruk Koca, i cili kishte kaq shumë guxim për të goditur një arbitër të FIFA-s?

Faruk Koca është 64-vjeç dhe aktualisht është president i Ankaragucu.  Gjithashtu është një politikan i njohur në Turqi. Ka qenë deputet i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë midis viteve 2002 dhe 2011. Gjithashtu po në Turqi është një biznesmen i njohur.

Koca ka lindur në Ankara dhe ka 4 fëmijë. 64-bjeçari për dy herë rresht ka përfaqësuar këtë qytet si deputet në Parlament. Ai është themeluesi i Partisë së Tregtisë së Lirë, Drejtësisë dhe Zhvillimit në Turqi.

Nga ana tjetër si për ironi të fatit, Koca ka fituar çmimin e “Fair-Play-t” në Superligën turke në sezonin që kaloi, teksa këtë  të hënë bën një veprim duke shkaktuar një skenë të turpshme në futboll.

Ndërkohë kujtojmë se Ministri i Brendshëm Turk, Ali Yerlikaya nëpërmjet një postimi në Twitter ka bërë të ditur se për Koca-n është lëshuar një urdhër ndalimi dhe janë arrestuar dy persona në lidhje me hetimin gjyqësor të situatës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga