
Më datën 3 janar Michael Schumacher do të festojë 50 vjetorin e lindjes. Pas aksidentit piloti gjerman vazhdon të qendrojë në shtëpin e tij në Gland të Zvicrës ku jeton prej shtatorit të vitit 2014. Schumacher pësoi një aksident të rënd në alpe duke bërë ski dhe përfundoi në koma. Pesë vjetë pas incidentit familja e tij vendosi të thyej heshtje për të treguar gjëndjen reale të tij duke lumturuar të gjithë tifozët e pilotit gjerman.
"Të jeni të qetë, sepse Michael është në duar të sigurta, po bëjmë gjithçka të mundshme për ta ndihmuar", thuhet në deklaratën e publikuar nga bashkëshortja. "Ju lutem të në mirëkuptoni për faktin që ne qëndrojmë të heshtur për gjendjen e tij pasi është një temë delikate. Njëkohësisht ju falënderojmë për dashurinë që keni treguar ndaj tij dhe ju urojmë gëzuar vitin e ri 2019".