Portieri shqiptar Thomas Strakosha disa ditë më parë në një intervistë të dhënë për mediat sjqiptare ka thënë se falë Zotit nuk është bashkuar me Romën, dhe kjo për shkak të drejtorit sportiv Igli Tare.
Në rrjetet sociale një faqe e tifozëve të Romës "ASRomaDaily", të cilët ironizojnë duke thënë se edhe ata e falenderojnë Zotin që Strakosha nuk është lojtar i tyre, ndërsa"gardiani" ia kthen me një konentin duke i kujtuar triumfin në Kupën e Italisë në vitin 2013-të.
Më pas Strakosha ka postuar një foto në rrjetet sociale duke kërkuar falje për këto komente, dhe ser është shprehur që nuk duhet të bëjë të tilla gjëra.
"Do të doja të kërkoja falje për komentin. Duhet të jem një shembull dhe të mos bëj gabime si ky", shkruan Strakosha.