
Vendi është troditur 4 ditë më parë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku pas një sherri mes të miturish, një 14 vjeçar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Balkan Web ka nxjerrë në dritë detaje të reja mbi hetimin që po kryhet për këtë ngjarje teksa tregon se policia ka mbërritur dhe njëherë në vendin e ngjarjes për të sekuestruar të gjitha kamerat e bizneseve përreth.
Dyshime të reja janë ngritur mbi autorin e këtij krimi, 14 vjeçarin Mario Përlleshaj ku pasi ka goditur me thikë bashkëmoshatarët e tij është larguar me vrap nga vendngjarja.
Këto kamera pritet të dëshmojnë se kush kanë qenë personat e tjerë që kanë pasur djeni mbi këtë ngjarje dhe kanë ndihmuar autorin të largohet në vendi ku ndodhi konflikti. Këta persona dyshohet të jenë shokë të autorit si dhe disa nga kushërinjtë e tij.
Mario Përlleshaj, aktualisht ndodhet në ambientet e një spitali privat nën monitorimin e forcave të policisë teksa sot po mbahet seanca gjyqsore ku dhe do t’i komunikohet masa e sigurisë.
Burime për media kanë bërë me dije se kjo masë do t’i komunikohet në ambientet e spitalit pasi 14 vjeçari po mjekohet për plagët e marra në dorë të shkaktuara nga konflikti.