Jose Mourinho drejton një nga dy top klubet në Turqi, Fenerbahcen. Portugezi ka një ëndërr të jashtëzakonshme që do të trondiste botën e futbollit, nëse do të bëhej realitet.
‘Special One’ ka kontaktuar personalisht me ‘yllin’ portugez CR7. Tekniku i famshëm kërkon një ribashkim përsëri me Ronaldo-n duke kujtuar kohët e paharrueshme tek Real madrid. Feneri ka buxhet të madh dhe i ka vënë në dispozicion një shumë të majme Mourinho-s që të bind ‘fenomenin’.
Cristiano ka ujdi deri në fund të sezonit me Al Nassr dhe një rikthim në klubin e fëmijërisë, Sporting sa vjen e shtohet. Tani në skenë ka dal një ribashkim me patriotin e tij, me të cilin shkruajtën një kapitull fantastik në Madrid.
Poll