Fatmir Mëneri ka qenë i ftuar në emisionin sportiv të Ora TV, ku ka folur rreth deklaratës së Stavri Nicës mbi trajnerët shqiptar. Gazetari sportiv i është bashkangjitur Nicës në mendime.
Mëneri theksoi se është i tejngopur me prototipin e teknikëve që qarkullon në Shqipëri dhe se ka ardhur momenti që në kampionatin vendas të ketë cilësi training.
“Jam i fushës së gazetarisë. Personalisht jam i velur me trajnerët e sotëm që përsërisin të njëjtat gjëra. T’i marrim ndeshjet 1 nga 1 është në modë.
Futbollistët kanë marrë një frymë të gabuar të transmetuar. Unë e mbështes Nicën kur tha se futbollistët e kanë mendjen vetëm te rrogat.
Në kuadër të diplomacisë trajnerët vazhdojnë e thonë të njëjtat gjëra.”, u shpreh Fatmir Mëneri.