
Skuadra e Manchester City ka fituar sot 3-0 ndaj Sheffield United për gjysmëfinalen e FA Cup. Me këtë triumf ekipi i Guardiolës shkon në finale ku do të ndeshet me një prej Manchester United/Brighton.
Protagonisti i ndeshjes ishte Riyad Mahrez pasi algjeriani shënoi 3 gola. Të parin e shënoi në fundin e pjesës së parë në minutën e 43’ nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 61-tën dyfishoi shifrat dhe 5 minuta më vonë shënoi dhe të tretin pas një asisti të Grealish.
“The Citizens” vazhdojnë kështu serinë pozitive të fitoreve dhe të mërkurën do të kenë një tjetër sfidë vendimtare, kësaj here në Premier League përballë kryesuesve të Arsenal
Manchester City-Sheffield United 3-0 (Mahrez 43’ pen., 61’, 66’)
Poll