
Manchester United ja ka dalë të kualifikohet për raundin e gjashtë në FA Cup. Të besuarit e Ten Hag fituan 2-1 sot përballë West Ham në “Old Trafford”. Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me pak raste nga të dyja ekipet. Fraksionin e dytë të lojës londinezët e nisën vrullshëm dhë shënuan të parët në portën e De Geas. Benhrama ishte ai që shënoi për miqtë një gol të bukur. Ten Hag bëri disa zëvëndësime të cilat dhanë fryt menjëherë.
Futja e Casemiros, Fred dhe Martinez ndryshuan rezultatin. Një kros nga Bruno Fernandez nga kornja solli devijimin fatal të mbrojtësi të Ëest Ham, Aguerd i cili shënoi në portën e vet në mintën e 77. Pas askioneve të shumta në zonën West Ham ishte Garnacho ai që shënoi të dytin për United në të 90’-tën. Pesë minuta më vonë ishte Fred që shënoi golin e tretë duke mbyllur llogaritë për raundin e pestë të FA Cup.
Kështu pas suksesit në Carabao Cup të besuarit e Ten Hag fitojnë një tjetër ndeshje duke u kualifikuar për raundin e gjashtë të FA Cup.