Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

F1/ Incidenti mes makinave Ferrari, ish-kampioni i botës e thotë hapur: Të dy fajtorë, mos të abuzojnë me lirinë

Shkruar nga NEWSPORT
F1/ Incidenti mes makinave Ferrari, ish-kampioni i botës e thotë

Incidenti mes dy makinave të Ferrarit që u larguan nga gara për shkak të përplasjes së dy pilotëve, ka nxitur reagimin e shumë njerëzve të këtij sporti. Së fundmi, është kampioni i botës, Jacques Villeneuve i cili i ka konsideruar dy pilotët e "kokëkuqes" fajtorë.

Në prononcimin e tij për "Sky Italia", ai ka deklaruar: "Vettel dhe Leclerc lejohen të garojnë me njëri-tjerin, por nuk duhet të abuzojnë me lirinë që u jepet. Sipas mendimit tim, ata janë të dy fajtorë.

Leclerc ishte shumë agresiv, ndërsa Vettel nuk duhej të vepronte në atë mënyrë kur parakaloi shokun e skuadrës. Të dy gabuan. Ishte e panevojshme sepse po luftonin për vendin e tretë. Mendoj se donin t'i tregonin të gjithëve se kush është më i miri", ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga