
Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga ndeshja e shumëpritur Skënderbeu-Dinamo Zagreb, duket se lajme të mira vijnë për trajnerin e kroatëve, Mario Cvitanovic.
Futbollistët Demagoj Antolic dhe Hillel Soudani kanë marrë pjesë në stërvitjen me ekipin duke i lënë pas dëmtimet e tyre.
Të dy lojtarët munguan në ndeshjen e parë në Zagreb dhe mungesa e tyre ishte e rëndësishmë për ekipin. Soudani nuk është i panjohur për korçarët sepse në vitin 2015, gjatë përballjeve për play-off-in e Ligës së Kampionëve ai i shënoi tre gola juglindorëve.
Poll