
Ekipi i Laçit
Klubi i Laçit po kalon një moment të vështirë që prej rënies nga Superiorja. Largimet priten të jenë të shumta, teksa gjithçka nisi sot me kapitenin Cordeiro. Por ky i fundit nuk është i vetmi.
Një tjetër largim nga kurbinasit është zyrtarizuar ditën e sotme. Është qendërmbrojtësi brazilian, Christian Lima, ai që i ka dhënë “lamtumirën” bardhezinjve. Kjtojmë se ky i fundit ishte pjesë e Laçit që prej vitit 2023.
Ndërkohë që lajmin për largimin e ka bërë të ditur vetë futbollisti 26-vjeçar në rrjetet sociale.
“Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerit, presidentit dhe drejtorëve, jam mirënjohës për këto dy sezone që kam veshur këtë fanellë. U uroj suksese të gjithëve në klub”, shkruan braziliani.

Njoftimi i Christian Lima
Poll