Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk ia doli të siguronte një vend në “Final - Four”, Elbasani vendos ZYRTARISHT për Ivan Gvozdenovic

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ia doli të siguronte një vend në “Final - Four”,
Kujtim Llupa - Ivan Gvozdenovic

Ivan Gvozdenovic do të vazhdojë të qëndrojë te Elbasani. Klubi vetëm pak minuta më parë ka bërë të ditur se trajneri serb do të vazhdojë projektin e tij në krye të verdhebluve.

Palët mes tyre duken mjaft të kënaqura dhe në këtë mënyrë bashkëpunimi mes tyre do të zgjasë minimalisht edhe 1 sezon tjetër. Vlen të theksohet se timonieri serb e mori drejtimin e Elbasanit nga mesi i kampionatit, ndërsa luftoi deri në ndeshjen e fundit për të siguruar një vend në “Final – Four”.

Pas mbylljes së kampionatit, Elbasani u rendit në vendin e 5-të me 50 pikë, 3 më pak se Partizani ndaj të cilit humbi në ndeshjen e fundit të Superiores. Pavarëisht kësaj, drejtuesit janë bindur nga Gvozdenovic dhe i kanë besuar sërish skuadrën për sezonin e ri.

“PROJEKTI VAHZDON… ????

Ivan Gvozdenovic, "timonier" i verdhebluve në sezonin e ardhshëm. ????????

#IvanGvozdenovic

#FORCAELBASAN”, shkruhet në postimin e Elbasanit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga