Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

EUROPA LEAGUE/ Jo vetëm Milan, Roma dhe Feyenoord, në fushë zbresin edhe Redon Xhixha me Qazim Laçin

Shkruar nga NEWSPORT

Pas Champions League tashmë është radha e Europa League për të marrë skenën. Në mbrëmjen e sotme do të luhen duele mjaft interesante dhe që do të jenë të luftuara, teksa në fushë do të zbresin ekipe si Milan, Roma, Feyenoord, Marseille apo Qarabag i Redon Xhixhës.

Në orën 18:45 do të luhen 4 takime. Feyenoord do të presë në shtëpi skuadrën e Romës, me Daniele De Rossin që do të synojë vetëm fitoren ndaj holandezve. Në të njëjtën orë luhet edhe Galatasaray dhe Sparta prague e Qazim Laçit. Skuadra e mesfushorit të kombëtares do të synojë suprizën në transfertë përballë gjigandëve turk. Dy takimet e tjera të kësaj ore janë Shakhtar Donetsk – Marseille dhe Young Boys – Sporting Cp.

Ndërkohë në orën 21:00 do të zhvillohen edhe 4 sfidat e tjera. Milan pret në “San Siro” skuadrën e Rennes, me kuqezinjtë që janë të detyruar vetëm për fitoren. Një tjetër duel që pritet me mjaft interes është edhe sfida mes Braga dhe Qarabagut të Redon Xhixhës, teksa dy përballjet e fundit do të jenë Benfica – Toulouse dhe Lens – Freiburg.

[caption id="attachment_723750" align="alignnone" width="694"]Ndeshjet e Europa League Ndeshjet e Europa League[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga