Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Europa & Conference League/ Milan, Roma, Liverpool dhe shqiptarët luajnë betejën e parë për biletën e çerekfinaleve

Shkruar nga NEWSPORT

Europa dhe Conference League rikthehen sërish mbrëmjen e sotme me 15 sfidat e para të raundit 1/16-ave. 7 prej tyre do të luhen në orën 18:45, ndërsa 8 të tjerat në 21:00. Vëmendja kryesore është te ekipet BIG dhe futbollistët shqiptarë që luajnë betejat e para për të siguruar biletën e çerekfinaleve.

Milan dhe Roma presin Slavia Prague e Brighton në shtëpi, ndërsa Leverkusen e Liverpool udhëtojnë në transfertë ndaj Sparta Prague të Qazim Laçit e Indrit Tucit, si dhe Qarabagut të Redon Xhixhës.

Në Conference sfida kryesore e ditës është ajo mes Ajax dhe Aston Villa në Hollandë, kjo sfidë do të gjykohet nga trupa shqiptare me në krye Enea Jorgjin. Dy shqiptarë të tjerë do të luajnë në Conference, Edon Zhegrova me Lille që sfidon Sturm Graz në transfertë, si dhe Arbër Hoxha i Dinamo Zagreb që pret në shtëpi gjigantët grek PAOK Selanik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga