Europa dhe Conference League do të luajnë sonte ndeshjet e kthimit të raundit të 1/16-ave. 6 shqiptarë do të kërkojnë sonte biletën për çerekfinale, 3 në secilën prej kompeticioneve.
Sparta Prague e Qazim Laçit dhe Indrit Tucit synon përmbysjen e madhe ndaj Galatasaray në shtëpi pas humbjes 3-2 në Turqi, ndërsa Redon Xhixha me Qarabag duket pranë kualifikimit pas fitores 4-2 në ndeshjen e parë.
Milan dhe Roma luajnë gjithashtu sonte me kuqezinjtë që duken të sigurtë në fazën tjetër pas fitores 3-0 në San Siro, ndërsa verdhekuqtë e De Rossit u ndalën në barazim 1-1.
Në Conference League luajnë 3 shqiptarë të tjerë teksa Jurgen Çelhaka e Qëndrim Zyba me Legian e tyre synojnë një tjetër përmbysje në shtëpi pasi u mposhtën në aktin e parë nga Molde. Sulmuesi dardan Arbër Hoxha i Dinamo Zagreb do të provojë të të adminstrojë avantazhin 1-0 të ndeshejs së parë ndaj Betis.
Ndeshjet: