Janë mbyllur edhe 5 ndeshjet e fundit të kësaj mbrëmje europianë. 5 ndeshje interesante të luajtura në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024.
Portugalia fitoi pa probleme në shtëpi 2-0 përballë Islandës. Duke i mbyllur këto kualifikuese me 10 fitore në po kaq ndeshje. Plot 30 pikë të grumbulluar nga portugezë që kryesojnë Grupin J. Në po të njejtin grup, Sllovakia e cila gjithashtu luajti për statistika përballë Bosnjës dhe Herzegovinës, fitoi me rezultatin 2-1. Ndërsa Luksemburgu mposhti Litenshtejnin minimalisht 1-0.
Në sfidat e Grupi A, Spanja mposhti Gjeorgjinë me rezultatin 3-1, duke u kualifikuar në Europian si kokë grupi, ndërsa Skocia barazoi 3-3 me Norvegjinë. Por barazimi i skocezëve nuk ndikoi në kualifikimin që këta të fundit kishin arritur më parë.