
Etrit Berisha duket gjithnjë e më larg Torinos. Me marrëdhëniet e prishura me teknikun e torinezëve prej kohësh, portieri shqiptar nuk është pjesë e planeve.
Një largim është shumë afër, por mesa duket Berisha nuk do të largohet nga Serie A. Një interesim ka ardhur nga ekipi i Frosinone, skuadër që sapo është ngjitur në elitën e futbollit italian.
Berisha po e shqyrton si mundesi kalimin tek ekipi tjetër italian pasi refuzoi një ofertë në Turqi. Kujtojmë që me kalimin e tij tek Frosninone, Berisha do të gjente edhe lojtarin tjetër shqiptar, Marvin Cunin.
Poll