
Tottenham nuk dëshiuron të humbasë shërbimet e Heung-Min Son, për të cilin ka interesime nga ekipe të tjera të Premier League dhe jo vetëm. Kontrata aktuale e lojtarit korean përfundon në qershor të vitit 2025.
Drejtuesit e “Spursave” sipas “Football Insider” bëhet me dije se 31-vjeçarit po mendohet t’i ofrohet rinovimi i kontratës të paktën edhe për një vit tjetër. Bisedimet mes palëve kanë nisur, teksa gjithçka mund të finalizohet në merkaton e verës.
Aktualisht sulmuesi është një pikë kyçe në formacionin e Ange Postecoglou, me “Sportsat” që janë në garë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Akttualisht ndodhen në vendin e 5-të në klasifikim me 50 pikë, 5 më pak se Aston Villa që ndodhet në top-4-tëshe.