Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Është lënë jashtë skuadre, Ancelotti kërkon të "shpëtojë" lojtarin e Napolit

Shkruar nga NEWSPORT
Është lënë jashtë skuadre, Ancelotti kërkon

Arkadiusz Milik është lënë jashtë skuadre. Sulmuesi polak refuzoi largimin gjatë merkatos së verës dhe për këtë arsye, Napoli ka vendosur që mos ta përfshi në listën e lojtarëve për kampionat dhe Europë. Milik ka një kontratë deri në fund të sezonit dhe ka refuzuar rinovimin pasi dëshiron të largohet.

E ardhmja e tij vazhdon të mbetet ende e paqartë, por ish-trajneri i tij Carlo Ancelotti kërkon ta "shpëtojë" nga Napoli për të firmosur te Everton. Mediat angleze raportojnë se Everton ka nisur negociatat me lojtarin për të firmosur që në merkaton e janarit.

Duke parë që kontrata I përfundon në fund të sezonit, Milik ka të drejtë që të firmosi një parakontratë me çdo skuadër që dëshiron, ndërsa për të luajtur që në janar në Angli, Everton duhet të paguajë Napolin.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga