
Barcelona nuk ka vonuar dhe ka nisur kontaktet me Bayern Leverkusen për shërbimet e Florian Wirtz. 19-vjeçari po shkelqen në Bundesligë duke marrë vëmendjen e disa skuadrave.
Sipas “Sky Sport Germany” katalanasit tashmë kanë telefonuar babanë e lojtarit, i cili njëkohësisht është edhe menaxheri i tij. Drejtuesit kanë kërkuar informacion për lojtarin.
Kujtojmë se Wirtzz ka kontratë aktuale me skuadrën gjermane deri në vitin 2027, ndërsa në disa deklarata që ka bërë vetë 19-vjeçari kuptohet se është “ëndrra” e fëmijërisë të transferohet në “Camp Nou”.
Poll