
Erling Haalan me padyshim që është njeriu i Manchester Cityt këtë sezon. City do të përballet të shtunën përballë Interit në finalen e madhe të Stambollit. Skuadra e Pep Guardiolës do të kërkojë të shkruaj historinë duke fituar për herë të parë kompeticionin më të rëndësishëm europian.
Përpara kësaj sfide ka folur edhe vetë Haaland. Përpos kësa ai ka folur edhe për sezonin e tij rekord, që deri tani i ka arritur të shënojë 52 gola dhe ka një mesatare prehj 1.21 gola për ndeshje në Champions League.
"Të luash në një finale të Ligës së Kampionëve do të jetë e veçantë, një nder. Por ka edhe punë për të bërë. E dija se do të kisha mundësinë të shënoja gola duke luajtur për këtë skuadër. Me fat që kam bashkëlojtarë që më ndihmojnë të bëj punën time për ta vendosur topin në rrjetë. Duhet shumë e vështirë punoj brenda dhe jashtë fushës për të vazhduar të shënoj, dhe kur e bëj, përqendrohem menjëherë në krijimin e një tjetër.
Por ky ekip është i pabesueshëm, ne të gjithë kemi të njëjtën uri dhe të njëjtën dëshirë për të fituar çdo ditë, ne ndihmojmë njëri-tjetrin dhe kjo është mënyra për të qenë të suksesshëm. Është një grup i veçantë jo vetëm për sa i përket lojtarëve, por edhe për sa i përket trajnerëve dhe stafit.
Unë tashmë kam mësuar shumë prej tij dhe jam i sigurt se mund të mësoj shumë më tepër. E dija se do të më duhej të përshtatesha me një trajner të ri, shokë të rinj të skuadrës dhe një mënyrë të re pune kur mbërrita në Mançester, por mendoj se jam përshtatur mirë dhe e kam dashuruar çdo minutë deri më tani”, ka thënë Haaland.