Alica Schimdt do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios. Atletja gjermane ka bërë publik lajmin, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo shprehet tejet e lumtur për këtë arritje, teksa shpreson se do ia dalë të bëjë mirë atje.
"Tokyo po thërret. Unë jam duke shkuar në Lojërat Olimpike.Ende më duket joreale! Unë jam shumë mirënjohëse dhe në të njëjtën kohë e entuziazmuar për të përjetuar diçka që e kam ëndërruar që kur fillova të gjithë këtë!"- shkruan ajo në accauntin e saj, Instagram.
Schimdt është cilësuar si "atletja më seksi në botë".

Poll