
Erzeni në volejboll për meshkuj është mundur dje 3-0 me sete nga bullgarët e Hebar. Sfida vlente për CEV Cup dhe është zhvilluar në Pazardzhik të Bullgarisë prej situatës së Covid-19. Djemtë shijakas nuk ia kanë dalë të tregojnë asgjë nga vlerat e tyre ndaj një kundërshtari me nivel.
Seti I dytë ka qenë më I mirë për tanët, të cilët e kanë mbyllur në kuotën e 20 pikëve. Pas eleminimit nga Champions League, Erzeni nuk ia del as në CEV Cup. Ndeshja e zhvilluar në fushën e rivalëve shtonte më tej barrën për Erzenin, me Shqipërinë që I ka ndaluar aktivitetet sportive në salla të mbyllura dhe kampionati I volejbollit ka muaj pa u zhvlilluar. Në këto kushte, rëndësi ka pjesëmarrja dhe mos dorëzimi I Erzenit në eventet europaine.
Hebar 3-0 Erzeni (25-11 , 25-20, 25-9)
Erzeni: Kula, Çullhaj, Vora, Baruti, Dashi, Gjoklaj, Xhija, Dashi, Nafizi, Deljallisi, Qerrexhia, Hoxha, Masha Trajner: Arben Sako
Gjyqtarë: Gradinaru, Parvanova (Rumani)