
Dinamo e Zagrebit ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, por trajneri Petev kërkon përforcime ne skuadër. Sipas medieve kroate, skuadra e Dinamos ka hedhur sytë nga mesfushori shqiptar Ermir Lenjani, ku duket që mund të transferohet në Rijekë. 27-vjeçari luan me Rennes dhe në fund të këtij sezoni i përfundon kontrata.
Tashmë kanë nisur tratativat për Lenjanin, teksa drejtuesit e Dinamos së Zagrebit kanë hyrë në bisedime me menaxherin e tij. Zhvillime të reja priten në orët në vazhdim për sa i përket të ardhmes së mesfushori kuqezi, nëse do të qëndrojë te Rennes apo do të transferohet te skuadra kroate, ku fjalën e fundit pritet ta thotë klubi francez.
Poll